Ndotja e ajrit në Prishtinë. Foto: Urim Krasniqi

Ajri në Prishtinë me cilësi të dëmshme për shëndetin

Të dhënat e Ambasadës amerikane në Kosovë tregojnë se indeksi i ndotjes sot në orën 16:00 ka qenë 128 AQI me grimca në ajër prej 2.5PM.Sipas të dhënave në matës kur AQI arrin në vlerat 101-150, grupet e ndjeshme mund te kenë efekte në shëndet, por publiku në përgjithësi nuk ndikohet shumë.

Efekte më serioze mund të përjetojnë kryesisht ata më probleme të organeve të frymëmarrjes dhe sëmundje të ndryshme kronike.

Kurse kur numri arrin në 500 AQI, kjo paraqet ajër helmues dhe është përtej vlerave të matjes së cilësisë.

 

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.