Ajri në Prishtinë, i pashëndetshëm

E pashëndetshme është cilësia e ajrit sot në Prishtinë.

Sipas parametrave të matjes së ndotjes së ajrit të vendosura në Ambasadën Amerikanë në Prishtinë, ndotja e ajrit është në nivelin 144 të parametrave të grimcave PM 2.5.

Kur ajri është në këtë parametër konsiderohet jo i shëndetshëm, dhe për pjesëtarë të grupeve të ndjeshme mund të kenë efekte të dëmshme në shëndet, kryesisht ata me sëmundje respiratore.