Ilustrim - Ndotja e ajrit në Prishtinë. Foto: Urim Krasniqi

Ajri në Prishtinë i cilësisë së pranueshme

Ajri sot në Prishtinë është i cilësisë mesatare.

Kështu tregojnë të dhënat e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë për matjen e ndotjes së ajrit.

Sipas matësve, indeksi i ndotjes sot në orën 18:00 ka qenë 97 AQI apo cilësia e ajrit është e pranueshme.

AQI  “mesatare” është prej 51 deri 100. Në këtë rast, cilësia e ajrit konsiderohet e pranueshme. Sidoqoftë, disa ndotës mund të shkaktojnë shqetësime mesatare shëndetësore për një numër shumë të vogël njerëzish.

Për shembull, njerëzit që janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj ozonit mund të përjetojnë vështirësi të kanaleve të frymëmarrjes.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.

Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.

Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore.

Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.

Duke klikuar në linkun e më poshtëm ju mund të merrni informata rreth rëndësisë së cilësisë së ajrit – LINK 

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Interneës Kosova.