Ndotja e ajrit në Prishtinë. Foto: Urim Krasniqi

Ajri në Prishtinë, i cilësisë mesatare

Cilësia e ajrit sot në Prishtinë është mesatare, sipas matësit të vënë nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.

Indeksi i ndotjes është 68 AQI (Indeksi i cilësisë së ajrit).

AQI  “mesatare” është prej 51 deri 100. 

Kur cilësia e ajrit është në këto nivele, secili mund të përjetojë efekte anësore në shëndet; anëtarët e grupeve më të ndjeshme mund të kenë efekte më serioze në gjendjen e tyre shëndetësore.

Për shembull, njerëzit që janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj ozonit mund të përjetojnë vështirësi (simptome) të kanaleve të frymëmarrjes.

Monitoruesi i cilësisë së ajrit që ndodhet në Ambasadë mat grimcat në ajër në Prishtinë çdo orë, duke përfshirë pluhurin, baltën, blozën, tymin dhe pikat e lëngshme.

Grimca të tilla mund të jetë rezultat i lëshimit të gazrave nga automjetet dhe termocentralet, nga djegia e qymyrit apo e drurit, apo ndodhi të drejtpërdrejta si zjarret në maje dhe mund të mbetet pezull në ajër për periudha të gjata kohore.

Grimcat e kësaj madhësie, rreth 1/30 të diametrit të mesatares së fijes së flokut të njeriut, përbëjnë rrezikun më të madh për shëndetin. Studimet shkencore kanë lidhur ndotjen afatgjatë prej grimcave, veçanërisht nga grimcat e imta, me probleme të mëdha të shëndetit, si sëmundje të zemrës dhe të mushkërive.

Duke klikuar në linkun e më poshtëm mund të informoheni në kohë reale për cilësinë e ajrit – LINK 

Duke klikuar në linkun e më poshtëm mund të informoheni për rëndësinë e cilësisë së ajrit – LINK

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.