Fotografi nga ndotja e ajrit në Prishtinë

Ajri në Prishtinë, i pashëndetshëm

Ajri mëngjesin e sotëm në Prishtinë është i pashëndetshëm.

Kështu tregojnë matjet nga monitorimi i cilësisë së ajrit në kryeqytet nga ana e Ambasadës amerikane.

Indeksi i ndotjes është 197 me grimcat e pluhurit PM2.5.

Sipas këtij indeksi, me vlerat mes 151 deri 200, çdo qytetar mund të fillojë të përjetojë efekte negative shëndetësore, si dhe anëtarët e grupeve të ndjeshme mund të  përjetojnë efekte më të rënda shëndetësore.

Burimi: Ambasada Amerikane

KALLXO.com ka raportuar për cilësinë e ajrit edhe në komuna të tjera të Kosovës.

Përtej matjeve në kryeqytet, ndotja e ajrit problem edhe në vendet afër bjeshkëve