Ilustrim

Ajri jo i shëndetshëm, IKSHP bën thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë thirrje që personat e ndjeshëm të mos dalin sot si shkak i ajrit të ndotur.

“Qëndroni në shtëpi! Ajri sot nuk është i shëndetshëm për personat e ndjeshëm dhe me sëmundje kronike,” ka njoftuar IKSHP.

Tash e disa ditë për shkak të mjegullës dhe përdorimit të thëngjillit për ngrohje është kthyer prapë ajri  i ndotur në qytete.

Në bazë të matjeve të fundit, cilësia e ajrit është e pa shëndetshme.