Ajri i pashëndetshëm për grupet e ndjeshme sot në Prishtinë
Ajri sot në Prishtinë është i pashëndetshëm.
Kështu tregojnë të dhënat e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë për matjen e ajrit.
Sipas matësve, indeksi i ndotjes të shtunën në orën 08:00 ka qenë 146 AQI, apo i pashëndetshëm për grupet e ndjeshme.
Edhe pse popullata e përgjithshme nuk do të ishte e prekur me doemos në këtë nivel të AQI, njerëzit me sëmundje të mushkërive, të moshuarit dhe fëmijët janë më të rrezikuar nëse i ekspozohen ozonit.
Kurse personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe mushkërive, të moshuarit dhe fëmijët, janë më të rrezikuar nga prezenca e grimcave në ajër.
Në kryeqytet ditët e fundit është rikthyer ajri i ndotur.
Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.