Ajri i pashëndetshëm për grupet e ndjeshme sot në Prishtinë

Ajri sot në Prishtinë është i pashëndetshëm.

Kështu tregojnë të dhënat e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë për matjen e ndotjes së ajrit.

Sipas matësve, indeksi i ndotjes sot në ora 09:00  ka qenë 102 AQI, apo i pashëndetshëm për grupet e ndjeshme.

Edhe pse popullata e përgjithshme nuk do të ishte e prekur me doemos në këtë nivel të AQI, njerëzit me sëmundje të mushkërive, të moshuarit dhe fëmijët janë më të rrezikuar nëse i ekspozohen ozonit.

Kurse personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe mushkërive, të moshuarit dhe fëmijët, janë më të rrezikuar nga prezenca e grimcave në ajër.

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.