
Ajër me ndotje mesatare në Prishtinë
28.1.2021 - 15:36
Matësi i cilësisë së ajrit i vendosur në Ambasadën Amerikane, tregon se niveli i ndotjes së ajrit në Prishtinë është i moderuar ose i pranueshëm.
Indeksi i ndotjes së ajrit në stacionin e vendosur në Ambasadën amerikane është 59 AQI.
AQI “mesatare” është prej 51 deri 100.
Cilësia e ajrit është e pranueshme; sidoqoftë, për disa persona mund të sjellë brenga shëndetësore, veçanërisht njerëzit që janë më të ndjeshëm ndaj ndotjes së ajrit mund të kenë vështirësi me kanalet e frymëmarrjes.