Ajër me cilësi të pranueshme në shumicën e qyteteve të Kosovës

Rrjeti shtetëror i monitorimit të cilësisë së ajrit tregon për ajër me cilësi të pranueshme në shumicën e qyteteve të Kosovës.

E njëjta situatë gjatë ditës së sotme u regjistrua në qytetin e Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Mitrovicës, Gjilanit dhe në Brezovicë.

Ndërsa, Obiliqi, fshati Dardhishtë dhe matësi në fshatin Palaj kanë regjistruar cilësi të mirë të ajrit.

Matësit në Han të Elezit dhe Drenas nuk kanë të dhëna.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.

Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil. Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë komfor kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore.

Bazuar në kriteret e lartpërmendura, stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan. Duke klikuar në linkun e mëposhtëm, mund të merrni informata rreth rëndësisë së cilësisë së ajrit – LINK

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.