Ajër me cilësi të pranueshme në shumicën e qyteteve të Kosovës

Ajër me cilësi të pranueshme gjatë ditë së sotme është regjistruar në Prishtinë, Prizren, Pejë, fshatin Palaja, Obiliq, Mitrovicë dhe Gjilan.

Ndërsa, ajër me cilësi të mirë është regjistruar në fshatin Dardhishtë.

Sipas të dhënave të Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), ajër me cilësi mesatare është shënuar në Han të Elezit dhe Brezovicë.

Kurse, matësi në qytetin e Drenasit nuk ka të dhëna.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.

Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil. Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë komfor kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore.

Bazuar në kriteret e lartpërmendura, stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.