Ajër me cilësi të pranueshme në shumicën e qyteteve të Kosovës
Në shumicën e qyteteve të Kosovës gjatë ditë së sotme është regjistruar ajër me cilësi të pranueshme.
Sipas të dhënave nga matësit e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) ajër me cilësi të pranueshme është regjistruar në dy matësit në Prishtinë tek Rilindja dhe IHMK, Brezovicë, Dardhishtë, Drenas, Gjilan, Han të Elezit, Mitrovicë, Obiliq , Pejë, Prizren dhe Palaj.
Ndërsa, ajër me cilësi mesatare ka regjistruar vetëm matësi mobil në Prishtinë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.
Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.
Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore.
Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.
Materiale me rëndësi për cilësinë e ajrit mund t’i lexoni duke klikuar në LINK.
Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.