Prishtina

Foto: Denis Sllovinja/KALLXO.com

Ajër me cilësi të pranueshme në Prishtinë

Sipas matësve të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, sot ajri në Prishtinë është i pranueshëm.

Matësit kanë treguar indeks të ndotjes në nivelin 74 AQI.

Cilësia e ajrit është e pranueshme, megjithatë, për disa njerëz mund të ketë një shqetësim shëndetësor nëse janë të ndjeshëm ndaj ndotjes së ajrit.

Fëmijët dhe të rriturit aktivë dhe njerëzit me sëmundje të frymëmarrjes, si astma, duhet të kufizojnë daljen e zgjatur në natyrë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit, porse deri në kohën e publikimit të këtij artikulli, nuk ka publikuar të dhëna për cilësinë e ajrit në nivel vendi.

Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.

Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore.

Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.

Duke klikuar këtu ju mund të merrni informata rreth rëndësisë së cilësisë së ajrit.

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.