Ajër me cilësi të pranueshme në Kosovë

Shumica e qyteteve në Kosova sot kanë ajër me cilësi të pranueshme.

Ajër me cilësi të mirë ka treguar matësi mobil i vendosur pranë zonës industriale në Prishtinë dhe në Obiliq.

Ndërkaq Brezovica, Drenasi, Gjilani, Hani i Elezit, fshati Palaj, Peja, Prishtina dhe Prizreni kanë ajër me cilësi të pranueshme.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.

Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil. Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore.

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.