Ajër me cilësi të pranueshme në disa qytete të Kosovës

Ajër me cilësi të pranueshme sot ka në Brezovicë, fshatin Dardhishtë, Gjilan, Mitrovicë, fshatin Palaj, Obiliq dhe Prizren. Ajër të pranueshëm ka matur edhe matësi mobil  i vendosur te Instituti Hidrometerologjik i Kosovës në Prishtinë.

Ajër me cilësi mesatare kanë paraqitur matësi në Han të Elezit dhe në Pejë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.

Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil. Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë komfor kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore.

Bazuar në kriteret e lartpërmendura, stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan. Duke klikuar në linkun e mëposhtëm, mund të merrni informata rreth rëndësisë së cilësisë së ajrit – LINK

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Interneës Kosova.