Ajër me cilësi të pranueshme në disa qytete të Kosovës

Cilësia e ajrit mëngjesin e sotëm është e pranueshme në shumicën e qyteteve të Kosovës.

Kështu tregojnë të dhënat e Rrjetit shtetëror të monitorimit të cilësisë së ajrit të Institutit Hidrometerologjik të Kosovës.

Ajër të pranueshëm kanë qytetet si Prizreni, Prishtina, Peja, Gjilani, Drenasi, Hani i Elezit dhe Dardhishta.

Ndërsa matësit e cilësisë së ajrit në Brezovicë dhe Mitrovicë tregojnë se cilësia e ajrit është mesatare.

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Interneës Kosova.