Ajër me cilësi të pranueshme gjatë ditës së sotme

Ajër me cilësi të pranueshme për shëndetin sot ka në rreth 80 për qind të territorit të vendit.

Cilësi mesatare e ajrit është regjistuar në: Drenas, Gjilan, Han të Elezit dhe Palaj.

Ndërsa, ajër me cilësi të dobët është regjistruar në qytetin e Prizrenit.

Matësit në Brezovicë, Mitrovicë, Obiliq dhe te “Rilindja” në Prishtinë nuk shfaqin të dhëna.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.

Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.