Foto: IHMK

Ajër me cilësi të pranueshëm në Kosovë

Cilësia e ajrit është e mirë në fshatin Dardhishtë, në Brezovicë e në Mitrovicë.

Cilësi me ajër të pranueshëm sipas matësve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës është në qytetet: Gjilani, Hani i Elezit, Drenas, Prishtinë (matësi i vendosur të ndërtesa e ish Rilindjes), Prizreni, Peja, Obiliqi, fshati Palaj.

Megjithatë, kjo ndotje mund të ketë shqetësime shëndetësore për një numër të vogël njerëzish që janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj ndotjes së ajrit.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.

Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.

Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore.

Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.

Duke klikuar në linkun e më poshtëm ju mund të merrni informata rreth rëndësisë së cilësisë së ajrit – LINK 

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.