Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ajër me cilësi të mirë sot në Prishtinë

 Cilësia e ajrit sot në kryeqytet është e mirë.

Kështu tregojnë të dhënat në bazë të monitorimit të cilësisë nga ambasada e ShBA-së në Kosovë.

Indeksi i cilësisë së ajrit sot në kryeqytet është 46 AQI.

AQI ‘e mirë’ është prej 0 deri në 50, që nënkupton se cilësia e ajrit konsiderohet e kënaqshme dhe ndotja e ajrit përbën pak ose aspak rrezik për njerëzit.

Indeksi i cilësisë së ajrit (AQI), i kthen të dhënat e cilësisë së ajrit në numra dhe ngjyra për t’ju ndihmuar njerëzve të kuptojnë se kur duhet marrë masa për ta mbrojtur shëndetin e tyre.

Cilësia e ajrit ka të bëjë me atë se sa i shëndetshëm është ajri që ne thithim. Ajri i pastër konsiderohet të jetë kërkesë themelore e shëndetit dhe mirëqenies së njeriut.

Materiale me rëndësi për cilësinë e ajrit mund t’i lexoni duke klikuar në LINK.