Pamje nga Prishtina - Foto: REL
Ajër me cilësi të mirë në shumicën e qyteteve të Kosovës
Cilësia e ajrit është kryesisht e mirë në disa vende të Kosovës.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) në Brezovicë, Dardhishtë, Drenas, Mitrovicë, Obiliq është cilësia e mirë e ajrit.
Ndërkaq me cilësi të pranueshme të ajrit janë Gjilani, Palaj, Pejë, Prishtinë dhe Prizren.
Për Hani të Elezit nuk ka të dhëna aktualisht.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.
Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.
Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore. Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.
Materiale me rëndësi për cilësinë e ajrit mund t`i lexoni duke klikuar në LINK
Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova