Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ajër me cilësi të dobët në shumicën e qyteteve në Kosovë

Në 24 orët e fundit është regjistruar ajër me cilësi të dobët në shumicën e qyteteve të Kosovës.

Sipas të dhënave në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), ajër me cilësi të dobët u regjistrua në: tre matësit në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Drenas, Obiliq dhe në fshatin Palaj.

Ajër me cilësi mesatare u regjistrua në Prizren, Han të Elezit dhe në fshatin Dardhishtë.

Kurse, ajër me cilësi të pranueshme u regjistrua në Brezovicë.

IHMK bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.

Duke klikuar KETU ju mund të merrni informata rreth rëndësisë së cilësisë së ajrit.

Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.

Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore.

Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.