Ilustrim

Ajër me cilësi të dobët në Pejë dhe Gjilan

Matësit e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës kanë treguar sot për cilësi të dobët të ajrit në Pejë dhe Gjilan.

Ajër me cilësi të mirë është në Brezovicë e Palaj.

Ajër me cilësi të pranueshme kanë treguar matësit në Prishtinë, Prizren, Drenas, Obiliq dhe Dardhishtë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës(IHMK) bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes rrjetit shtetëror për monitorim të cilësisë së ajrit.

Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.

Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoriuese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore.

Bazuar në kriteret e lartëpermendura stacionet janë shpërndarë në nëntë komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Prizren, Shterpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.

Duke klikuar në linkun e më poshtëm ju mund të merrni informata rreth rëndësisë së cilësisë së ajrit – LINK 

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë”, është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbeshtetur nga Millennium Foundation Kosovo(MFK) dhe Millennium Challange Corporation(MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.