Ajër me cilësi të dobët në Kosovë

Sipas matësve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës ajri në fshatin Dardhishtë, në Drenas, Mitrovicë, Zonën Industriale në Prishtinë, Obiliq, Pejë, Prishtinë dhe Prizren është i dobët.

Ajër me cilësi mesatare ka në Han të Elezit, kurse matësit në Gjilan dhe Brezovicë nuk kanë treguar të dhëna.

Ajër të cilësisë së mirë ka fshati Palaj në Obiliq.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.

Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.

Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore.

Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.

Duke klikuar këtu ju mund të merrni informata rreth rëndësisë së cilësisë së ajrit.

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.