Ndotja e ajrit në Prishtinë. Foto: Urim Krasniqi

Ajër me cilësi të dobët në katër qytete të Kosovës

Cilësia e ajrit në disa qytetete të Kosovës është shumë e dobët, duke përfshirë këtu edhe Prishtinën.

Sipas matësve të ajrit, ajër me cilësi të dobët ka në qytetet Pejë, Gjilan, Prishtinë dhe në Mitrovicë.

Ndotje shumë të madhe ka shfaqur matësi mobil, i cili është i vendosur në dalje të kryeqytetit, në afërsi të zonës industriale.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës përmes Rrjetit Nacional për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit. Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.

Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore.

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.