Ajër me cilësi të dobët në Drenas e Hani i Elezit

Ajër me cilësi mesatare sipas matësve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës është në qytetet: Prizren, Gjilan, Obiliq, Pejë, Prishtinë (matësi i vendosur te IHMK).

Matësit kanë treguar cilësi të mirë të ajrit në fshatin Dardhishtë.

Këta matës kanë treguar ajër me cilësi të dobët në Drenas dhe Hani i Elezit.

Matësi në Mitrovicë dhe në Prishtinë (te ndërtesa e ish Rilindjes) sot nuk janë aktiv.

Megjithatë, kjo ndotje mund të sjellë shqetësime shëndetësore për një numër njerëzish që janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj ndotjes së ajrit.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.

Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.

Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore.

Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe GjilanDuke klikuar në linkun e më poshtëm ju mund të merrni informata rreth rëndësisë së cilësisë së ajrit – LINK 

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.