Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ajër me cilësi të dobët në disa qytete

Shumica e matësve të cilësisë së ajrit, të vendosur nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, tregojnë se cilësia e ajrit sot është e dobët.

Sipas matësve, në Gjilan, Obiliq, Pejë, Prishtinë dhe Prizren cilësia e ajrit është e dobët.

Ndërsa në Drenas dhe Mitrovicë, ajri është i cilësisë mesatare.

Hani i Elezit dhe Brezovica kanë ajër me cilësi të pranueshme.

Sipas IHMK-së, kushdo që përjeton ngacmim si dhimbje të syve, kollë ose dhimbje fyti duhet të konsiderojë zvogëlimin e aktivitetit, veçanërisht jashtë.

“Të rriturit dhe fëmijët me probleme të mushkërive dhe të rriturit me probleme të zemrës, duhet të zvogëlojnë aktivitetin e rëndë fizik, veçanërisht jashtë, dhe veçanërisht nëse përjetojnë simptoma. Gratë shtatzëna duhet të qëndrojnë brenda. Njerëzit me astmë mund të zbulojnë se kanë nevojë të përdorin thithësin e tyre më shpesh. Njerëzit e moshuar gjithashtu duhet të zvogëlojnë sforcimet fizike”, njofton IHMK.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.

Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.

Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore.

Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.

Duke klikuar në linkun e më poshtëm ju mund të merrni informata rreth rëndësisë së cilësisë së ajrit –LINK.

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.