Ndotja e ajrit në Prishtinë. Foto: Urim Krasniqi
Ajër me cilësi mesatare në Prishtinë
Ajër me cilësi mesatare është regjistruar në orën 14:00 në Prishtinë.
Sipas të dhënave të matësit të Ambasadës Amerikane, indeksi i kualitetit të ajrit kap shifrën 72, që hyn në grupin e cilësisë mesatare të ajrit.
Monitori për matjen e cilësisë së ajrit në Ambasadë mat grimcat në ajër brenda çdo ore, përfshirë pluhurin, tymin dhe pikat e lëngshme.
Këto materie mund të vijnë si rezultat i makinave, termocentraleve, thëngjilli nga ekonomitë shtëpiake apo djegia e druve.
Cilësi e mirë e ajrit llogaritet kur indeksi i cilësisë është nga 0-50.
Këto shifra mund të shkojnë deri në 500, kjo fundit cilësohet si helmuese për shëndetin e qytetarëve.
Për të dhëna të detajuara dhe monitorimin dhe parashikimin e cilësisë e ajrit mund të informoheni duke klikuar në portalin e IHMK-së: airqualitykosova.rks-gov.net
Po ashtu për informata rreth ndikimit të ajrit në shëndetin tuaj mund të klikoni në portalin e IKShPK-së: ajri.niph-rks.org/sq/airquality-sq
Ju mund ta shkarkoni në pajisjen tuaj smart edhe aplikacionin për monitorimin dhe parashikimin e cilësisë ajrit Air Quality in Kosovo.