Ajër me cilësi mesatare në Brezovicë dhe Mitrovicë

Sipas matësve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, ajër me cilësi mesatare kanë Brezovica dhe Mitrovica.

Cilësi të ajrit sot nuk ka treguar matësi mobil i vendosur në Han të Elezit.

Ajër me cilësi të pranueshme sot kanë treguar matësit e vendosur në fshatin Dardhishtë, fshatin Palaj, Drenas, Gjilan, aparati mobil i vendosur në Zonën Industriale në Prishtinë, Obiliq, Pejë, Prizren dhe dy matësit e vendosur në Prishtinë (IHMK dhe ish Rilindja).

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.

Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil. Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë komfor kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore.

Bazuar në kriteret e lartpërmendura, stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan. Duke klikuar në linkun e mëposhtëm, mund të merrni informata rreth rëndësisë së cilësisë së ajrit – LINK

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.