Ajër jo i ndotur momentalisht në Prishtinë

Pas shumë ditësh me ajër jo të shëndetshëm,  në mëngjesin e së shtunës në Prishtinë, matjet tregojnë për ajër të pastër.

Sipas parametrave të matjes së ndotjes së ajrit të vendosura në Ambasadën Amerikanë në Prishtinë, ndotja e ajrit është 17.

Ndërsa, sipas shkallës së indeksit të cilësisë së ajrit, ky nivel konsiderohet i kënaqshëm dhe ndotja e ajrit paraqet pak ose aspak rrezik.

Ditëve të fundit KALLXO.com ka raportuar se ndotja e cilësisë së ajrit ka qenë e pashëndetshme në Prishtinë.

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.