Ilustrim - Ndotja e ajrit në Prishtinë. Foto: Urim Krasniqi

Ajër i pashëndetshëm në Prishtinë

Cilësia e ajrit në Prishtinë është e pashëndetshme sipas matësve të ajrit nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.

Indeksi i ndotjes së ajrit i AQI është 123 i PM 2.5 (grimcave në ajër).

Kur cilësia e ajrit është në këto nivele, secili mund të përjetojë efekte anësore në shëndet, anëtarët e grupeve më të ndjeshme mund të kenë efekte më serioze në gjendjen e tyre shëndetësore.

Grimca të tilla mund të jetë rezultat i lëshimit të gazrave nga automjetet dhe termocentralet, nga djegia e qymyrit apo e drurit, apo ndodhi të drejtpërdrejta si zjarret në maje dhe mund të mbetet pezull në ajër për periudha të gjata kohore.

Monitoruesit e cilësisë së ajrit masin grimcat në ajër në Prishtinë çdo tre orë, duke përfshirë pluhurin, baltën, blozën, tymin dhe pikat e lëngshme.

Sipas standardeve nga 51 deri në 100, llogaritet si cilësi mesatare e ajrit.

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.