Ndotja e ajrit në Prishtinë. Foto: Urim Krasniqi

Ajër i pashëndetshëm në Prishtinë

Cilësia e ajrit sot në Prishtinë është keqe. Në bazë të parametrave të matjes së ndotjes së ajrit të vendosura në Ambasadën Amerikanë në Prishtinë, del të jetë ndotja në nivelin 152 të parametrave të grimcave PM 2.5.

AQI “e pashëndetshme” është prej 151 deri 200. Ky nivel i ndotjes tregon se secili mund të fillojë të përjetojë efekte negative shëndetësore dhe anëtarët e grupeve të ndjeshme mund të  përjetojnë efekte më të rënda shëndetësore.

Këshillohet që të gjithë personat që kanë probleme të frymëmarrjes dhe fëmijët të mos ekspozohen në këtë ajër, pasi që kjo shkallë e ndotjes së ajrit mund të sjell efekte shumë të rënda shëndetësore.

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.