Ilustrim - Ndotja e ajrit në Prishtinë. Foto: Urim Krasniqi

Ajër i pashëndetshëm në Prishtinë

Cilësia e ajrit në Prishtinë sot është e pashëndetshme.

Sipas parametrave të matjes së ndotjes së ajrit të vendosura në Ambasadën Amerikanë në Prishtinë, ndotja e ajrit është në nivelin 129 të parametrave të grimcave PM 2.5.

Kur ajri është në këtë parametër konsiderohet jo i shëndetshëm, dhe për pjesëtarë të grupeve të ndjeshme mund të kenë efekte në shëndet, kryesisht ata me sëmundje respiratorë.

Ndërsa, fëmijët dhe të rriturit dhe njerëzit me sëmundje të frymëmarrjes, të tilla si astma, duhet të kufizojnë ushtrimet  në natyrë.

 

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.