Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ajër i pashëndetshëm në Prishtinë

Ndotja e ajrit sot në komunën e Prishtinës është e pashëndetshme.

Sipas parametrave të ndotjes së ajrit të vendosur në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, ndotja e ajrit del të jetë në nivelin 151 të parametrave të grimcave PM 2.5.

Kur ajri është në këtë parametër fëmijët dhe të rriturit aktivë dhe njerëzit me sëmundje të frymëmarrjes, të tilla si astma, duhet të shmangin sforcimet e zgjatura në natyrë.

Me cilësi të tillë të ajrit të gjithë mund të fillojnë të përjetojnë efekte shëndetësore, anëtarët e grupeve të ndjeshme mund të përjetojnë efekte më serioze shëndetësore.