Ajër i pashëndetshëm në kryeqytet

Ndotja e ajrit në Prishtinë sonte është e pashëndetshme. Sipas parametrave të matjes së ndotjes së ajrit të vendosura në Ambasadën Amerikanë në Prishtinë, del të jetë ndotja në nivelin 154 të parametrave të grimcave PM 2.5.

Kur ajri është në këtë parametër konsiderohet jo i shëndetshëm, pjesëtarë të grupeve të ndjeshme mund të kenë efekte në shëndet, kryesisht ata me sëmundje respiratorë.

Mjegullat janë konstante atëherë kur ka mungesë të erërave, të cilat do ndikonin në largimin e tyre bashkë me smogun.

Ambasada e Amerikës ka vendosur katër matës për cilësinë e ajrit në kryeqytet.

 

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.