Ajër i moderuar në Prishtinë

Ajri në Prishtinë momentalisht sipas matësit të Ambasadës Amerikane është i moderuar.

Sipas indeksit të ndotjes, e cila është 55, ky ajër është i pranueshëm për disa kategori të qytetarëve.

Cilësia e ajrit është e pranueshme; megjithatë, për disa ndotës mund të ketë një shqetësim të moderuar shëndetësor për një numër shumë të vogël njerëzish që janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj ndotjes së ajrit.

Fëmijët dhe të rriturit aktivë dhe njerëzit me sëmundje të frymëmarrjes, të tilla si astma, duhet të kufizojnë ushtrimet e zgjatura në natyrë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.

Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.

Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore.

Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.

Duke klikuar në linkun e më poshtëm ju mund të merrni informata rreth rëndësisë së cilësisë së ajrit – LINK 

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Interneës Kosova.