Ajër i mirë sot në shumicën e komunave të Kosovës

Në shumicën e qyteteve në Kosovë cilësia e ajrit sot është e pranueshme.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, i cili bën matje ditore të nivelit të ndotjes së ajrit në Kosovë përmes 12 stacioneve, cilësia e mirë e ajrit është në Mitrovicë, Drenas, Dardhishtë.

Ndërsa e pranueshme është në Pejë, Gjilan, Prishtinë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.

Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.

Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore.

Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.