Ilustrim - Agjencia per Informim dhe Privatesi - Arkiv

AIP shënon Ditën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Dhënave: 'Tash më Sigurt'

Në ditën ndërkombëtare për mbrojtjen e të dhënave, Agjencia për Informim dhe Privatësi do të organizojë konferencë për shënimin e kësaj dite.

Kjo konferencë synon të ngritë vetëdijesimin e akterëve përkatës dhe publikut për të drejtat dhe përgjegjësitë lidhur me mbrojtjen e të dhënave, duke ngritur kapacitetet e veta për të siguruar që Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale zbatohet sipas standardeve evropiane, duke respektuar dhe promovuar lirinë e shprehjes.

Shënimin e kësaj dite, Agjencia për Informim dhe Privatësi ka zgjedhur ta bëjë me moton “Tash më Sigurt”.

Folës në këtë konferencë do të jenë ekspertë të fushës si:

  • Krenare Sogojeva Dërmaku, Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi e cila do të bëjë hapjen e Konferencës;
  • Dimitrios Machairidis, Zyrtar i Programeve nga Sektori për Bashkëpunim, Zyra e BE;
  • Frank Power, Shef i Këshillit të Evropës, Zyra në Prishtinë;
  • Jonathan McCully, Këshilltar ligjor në Fondacionin për Liri Digjitale, organizatë kjo e cila mbështet proceset gjyqësore strategjike për të avancuar të drejtat digjitale në Evropë;
  • Bertil Cottier, Profesor i Merituar, Fakultieti Juridik, Universiteti i Lozanës. Ish profesor i së drejtës për komunikim në Fakultetin e Shkencave të Komunikimit (Univerziteti i Luganës) dhe i Akademisë së Gazetarisë (Univerziteti i Neuchâtel);
  • Flutura Kusari, këshilltare ligjore në Qendrën Europiane për Liri të Mediave dhe të Shtypit (ECPMF) në Leipzig, Gjermani;
  • Jeta Xharra, drejtoreshë dhe kryeredaktore e BIRN Kosova që nga viti 2005. Ajo, gjithashtu, drejton emisionin #KALLXOPernime, i vlerësuar me disa çmime për hulumtimet dhe temat e trajtuara.

Konferenca do të mbahet ditën e premte, më datë 28 janar dhe transmetimi direkt i konferencës do të bëhet në live streaming të KALLXO.com.