
AIP reagon pas aksionit të PSD-së, bën thirrje për mbrojtjen e të dhënave personale
Partia Socialdemokrate ka mbajtur një aksioni simbolik para objektit të Qeverisë së Kosovës ku ka shpalosur letrat e peticioni të nënshkruar nga qytetarët në vitin 2015 për marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë.
Pas kësaj Agjencia për Informim dhe Privatësi ka reaguar duke bërë thirrje që të respektohet kuadrin ligjor në fuqi në mbrojtjen e të dhënave personale, që gjatë transmetimit apo njoftimit me këtë ngjarje të mos publikohen të dhënat personale të qytetarëve që gjenden në listat e shpërndara.
Ata kanë thënë se në raste të tilla të aplikojnë efektet e mjegullimit me qëllim të mbulimit të të dhënave personale.
“AIP u bën thirrje subjekteve mediatike/portaleve, ashtu si edhe qytetarëve që përdorin rrjetet sociale, të respektojnë kuadrin ligjor në fuqi në mbrojtjen e të dhënave personale, që gjatë transmetimit apo njoftimit me lajmin të mos publikojnë të dhënat personale të qytetarëve që gjenden në listat e shpërndara, duke aplikuar efektet e mjegullimit” – thuhet në njoftim.
Tutje është thënë se kjo Agjenci mbetet e përkushtuar që të zbatojë legjislacionin përkatës konform mandatit dhe kompetencave të saj, duke vlerësuar lart rolin e mediumeve në informimin e drejtë dhe të saktë të publikut.