
Kamera e sigurisë, Foto: Freepik
AIP inspekton Shkollën në Ferizaj, thotë se nuk ka kamera ilegale në klasë
Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIK) ka deklaruar se ka marrë njoftim nga mediat se ka dyshime që në Shkollën “Astrit Bytyqi”, në Ferizaj janë vendosur kamera ilegale.
Klasa thuhet se u inspektua dhe AIP ka gjetur se nuk ka pasur kamera të vendosura për monitorim.
“Megjithatë, është identifikuar një regjistrim i bërë nga një punonjës i Shkollës përmes telefonit të tij personal, i cili është realizuar në një kohë kur fëmijët nuk kanë qenë prezent në klasë dhe rrjedhimisht nuk ka pasur përpunim të të dhënave personale të nxënësve.” – thuhet në njoftimin e AIP-së.
AIP ka theksuar se duhet të respektohet Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe u rikujton institucioneve publike e private për obligimin e tyre ligjor në trajtimin e të dhënave personale.
“Çdo veprim që përfshin përpunimin e të dhënave personale duhet të jetë në përputhje me Dispozitat ligjore në fuqi.” – thuhet tutje në njoftim.