Shpend Ahmeti. Foto: Kallxo.com

Ahmeti: Transparency International shpall Prishtinën si kryeqyteti më transparent

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një publikimi në Facebook, ka bërë te ditur se Prishtina është shpallur kryeqyteti më transparent në Evropë nga Transparency International.

Sipas Ahmetit, Komuna e Prishtinës është  qyteti i parë në Ballkan që përdorë Open Contract Data Standard (OCDS) në prokurim.

“Transparency International ka shpall sot Prishtinën kryeqytetin më transparent në Evropë. Falënderoj Muhedinin dhe Gresën me bashkëpunëtorë që zotimin tonë për transparencë të plotë me e zbatu në praktikë. Jemi qyteti i parë në Ballkan që zbatojmë Open Contract Data Standard (OCDS) në prokurim”, ka shkruar ai.