Ahmeti: Të ndërrohet orari i qarkullimit sepse po krijohet tollovi në markete

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përsëri ka përsëritur thirrjet e tij për qëndrim në shtëpi në kohën e pandemisë COVID-19 pas paraqitjes së rasteve të reja me COVID-19 në kryeqytet.

Ahmeti po ashtu ka ftuar nivelin qendror që të bëjë ndryshime në orarin e ndalesave për qytetarët sepse sipas tij po bëhen tollovi në markete.

“Qytetarë të Prishtinës, fakti që lejohet qarkullimi prej orës 16:00 – 20:00, nuk do të thotë që në këtë periudhë kemi situatë normale. Tre prej këtyre rasteve në Prishtinë. Deri më tani kemi fatin që të gjithë të infektuarit janë raste të identifikuara nga kontaktet e të infektuarëve tjerë dhe situata është ende nën kontroll. Mbane kështu ju lutem, kufizone qarkullimin. Po ashtu, ftesë për nivelin qendror që të rikonsiderohet orari me dy periudha të restriksioneve sepse po krijon dritare të tollovive nëpër markete. Më mirë do të ishte të kemi një periudhë të ndërprerjes gjatë 24 orëve, prej pasdites/mbrëmjes deri në mëngjes”, ka shkruar Ahmeti.

Deri më tani në Kosovë janë identifikuar 79 raste me coronavirus, një i vdekur dhe një i shëruar.