Ahmeti: Të gjithë të infektuarit në lagjen Mati 1 janë shëruar

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti‎ ka thënë që të gjithë të testuarit në kompleksin Rrezja në lagjen Mati 1 kanë rezultuar negativ ndaj COVID-19.

“Kompleksi Rrezja në Mati 1 ka qenë fokus i qytetin tonë në dy javët e kaluara. 20 raste pozitive në një ditë pas kontaktit me familjarë pas vdekjes së familjarit të tyre. Qe gati tre jave kemi bllokuar këtë kompleks. Me rast vdekje në shtëpi është dasht që familjarët të përballojnë edhe izolimin e plotë. E po ashtu edhe banorët e tjerë që e kishin të paqartë se pse po bllokohen edhe ata”, ka shkruar ai në facebook.

Ahmeti ka thënë që për një periudhë 3 javore janë munduar që të qëndrojnë afër të gjithë banorëve.

“Jemi mundu me qenë afër me krejt kërkesat që banorët kanë pas. Kemi dezinfektu, furnizu, pastru aq sa kemi pas mundësi. Mbrëmë, të gjithë të testuarit e kompleksit përfshi dhe ata që kanë qenë të infektuar dolën negativ. Super lajm”, ka shkruar tutje ai.

Për këtë lajm, kryetari i Prishtinës ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në përmirësimin e gjendjes duke filluar nga banorët e kompleksit e deri te ekipet shëndetësore, policia, Inspeksioni.

Aktualisht në nivel vendi janë të infektuar më COVID-19 janë 790 persona,  janë shëruar 232 persona, ndërsa kanë vdekur 22 persona.

Kompleksi Rrezja në Mati 1 ka qenë fokus i qytetin tonë në dy javët e kaluara. 20 raste pozitive në një ditë pas…

Publiée par Shpend A. Ahmeti sur Mercredi 29 avril 2020