Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ahmeti premton asfaltimin e të gjitha rrugicave në fshatrat e Lipjanit deri në vitin 2022

Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Imri Ahmeti në Debat Pernime ka premtuar se deri në vitin 2022 do të asfaltohen të gjitha rrugicat e fshatrave të Lipjanit, nëse ai bëhet sërish kryetar.

“Asfaltimet e rrugicave do të mbyllen më së largu në vitin e ardhshëm kah vjeshta në çdo familje të çdo fshati të komunës së Lipjanit, jemi afër me mbyllë dhe do ta mbyllim”, u zotua ai.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Lipjanit diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Të ftuar në DebatPernime janë kandidatët për kryetar të komunës së Lipjanit: Adnan Rrustemi nga LVV; Bashkim Budakova nga AAK; Hyzret Rizani nga PDK dhe Imri Ahmeti nga LDK.

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe kandidatet për asambliste në Kuvendin Komunal të Lipjanit: Egzona Bytyqi dhe Lumturije Bytyqi Hasani nga PDK; Hyra Bytyçi dhe Safete Amerllahu nga LDK; Majlinda Agushi nga AAK dhe Shahadije Dragaqina nga LVV.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.