Ahmeti: Personat me mbishkrimet "Wagner" i mbuluan ato kur shkuan tek ushtarët amerikanë

Gazetarja e Kallxo.com që ka raportuar nga veriu i Kosovës ka folur lidhur me personat që u panë sot në Leposaviq me bluza që mbanin mbishkrimin e grupit rus ‘Wagner’.

Ajo në emisionin ‘Kallxo Përnime’ theksoi se këta persona mbuluan këto shenja kur shkuan tek ushtarët amerikanë.

“Katër persona me mbishkrime të grupit ‘Wagner’ kanë dalë prej një veture me tabela të Beogradit. Kur shkuan para ushtarakëve amerikanë i kanë mbuluar këto shenja, pasi kanë veshur rroba. Këto grupe kanë influencë të madhe në veri të vendit”- deklaroi Ahmeti.

Sipas saj, në veri të vendit ka grupe të organizuara dhe të dhunshme që përkrahen nga kjo organizatë e ekstremit të djathtë.

Derisa, shenja “Wagner” në veri të vendit është hasur disa herë, por sot janë parë persona që mbajnë rroba me këtë simbol.