Ahmeti: Nëse shtatorja e Fadil Vokrrit ngjason me maketën, nuk do ta lejojmë vendosjen

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti,  ka paralajmëruar kundërshtimin e vendosjes së shtatores së  Fadil Vokrrit nëse ngjason me maketën e prezantuar.

Në debatin e krijuar për kualitetin e shtatoreve të vendosura nëpër Kosovë për personalitete të shquara, Ahmeti ka thënë se shtatorja e Bill Klinton është krijuar në subjekt talljeje. Ndërsa për shtatoren e Adem Jasharit, Ahmeti ka thënë se tashmë janë dakorduar me familjen Jashari se kjo shtatore do të jetë ndryshe dhe “jo si karikaturë”.

“Sot jam edhe më i bindur.  Në qoftë se shtatorja e Fadil Vokrrit është e njejta me maketën e prezantuar më herët, ku lidhje me Fadilin ska, nuk do ta lejojmë vendosjen.  Shtatorja e Bill Clinton tashmë është landmark, me bo fotografi për të qeshur.  Nashta duhet me e lënë këtë punën e shtatoreve. Na ka mbet ajo e Komandantit Adem Jashari për të cilën jemi dakorduar me familjen Jashari që në Prishtinë duhet të jetë ndryshe.  Ndoshta me të fillon etapë e re e shtatoreve, me porosi e jo me karikatura”, ka shkruar Ahmeti.

Sot u përurua një shtatore e Skënderbeut dhe Adem Jasharit në Prizren për të cilat pati reagime.

Në dy vjetorin e vdekjes së tij është zbuluar maketi i shtatores së Fadil Vokrrit, i cili ka marrë shumë kritika.

Zbulohet maketi i shtatores së Fadil Vokrrit

Hoti prezanton shtatoren e Fadil Vokrrit