Shpend Ahmeti, kryetar i komunës së Prishtinës

Ahmeti: Legjimitetin për të qeverisur me Kosovën në 4 vitet e ardhshme e ka Lëvizja Vetëvendosje

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se pavarësisht rezultateve finale, legjimitetin për të qeverisur me Kosovën në 4 vitet e ardhshme e ka Lëvizja Vetëvendosje.

“Se a i kanë fituar nën apo mbi 50 për qind me votat apo pa votat e minoriteteve janë çështje që mund të përcaktojnë vetëm margjinat e qeverisjes dhe koalicionet e (pa)nevojshme. Po ashtu diskutimi se a ka qenë votë për LVV apo kundër partive tjera është çështje për debate televizive”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ahmeti ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje dhe qytetarët për zgjedhjet demokratike.

Sipas KQZ-në, gjatë ditës së sotme 46,97% apo 834.307 qytetarë e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës.

Të gjitha exit pollet e kanë nxjerrë Lëvizjen Vetëvendosjen si partinë e parë në këto zgjedhje.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Shpend Ahmetit:

Se a i kanë fituar nën apo mbi 50 për qind me votat apo pa votat e minoriteteve janë çështje që mund të përcaktojnë vetëm margjinat e qeverisjes dhe koalicionet e (pa)nevojshme. Po ashtu diskutimi se a ka qenë votë për LVV apo kundër partive tjera është çështje për debate televizive.

Por, një gjë është e qartë pavarësisht rezultateve finale – legjimitetin për të qeverisur me Kosovën në 4 vitet e ardhshme e ka Lëvizja Vetëvendosje. Këtë legjitimitet e ka pas pak kush ose më mirë me thënë askush, në zgjedhjet e pasluftës.

Urime Lëvizjes dhe urime qytetarëve për edhe një palë zgjedhje demokratike. Shpresojmë se do të kenë mundësinë të ballafaqohen me problemet reale dhe të mëdha që i ka në këto momente Republika e Kosovës.