Shpend Ahmeti, kryetar i komunës së Prishtinës

Ahmeti: Kur të ballafaqohemi me krizë socio-ekonomike në vjeshtë do të jetë vonë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në facebook ka reaguar në lidhje me paratë të cilat do të duhej të ndaheshin për punëtorët në kohë pandemie.

Sipas Ahmetit, 170 milion ka qenë pakoja emergjente fiskale e qeverisë Kurti, por edhe ajo pako nuk është paguar në tërësi për shkak se nuk ka pas autorizim të Kuvendit.

“Për me u pagu pjesa tjetër duhet me kalu rishikimi i buxhetit. E si duket prapë nuk ka vota në Kuvend. Për rimekembjen ekonomike po punojnë ekspertët. Deri më tani hapësira e këtij diskutimi në publik minimale. Në debate, më përpara analistët po diskutojnë politikat Amerikane karshi Rusisë se sa për temat jetike si nje pagesë 170 euro për punëtorë” ka shkruar Ahmeti në postimin e tij në facebook.

Tutje Ameti ka shkruar se “spo di mo kujt me i apelu për këtë çështje”.

Sipas Ahmetit, kur të ballafaqohemi me krizë socio-ekonomike në vjeshtë do të jetë vonë.