Shpend Ahmeti, kryetar i komunës së Prishtinës

Ahmeti: Këstet për leje mund të shtyhen deri 90 ditë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se të gjitha këstët për leje në kryeqytet mund të shtyhen për 90 ditë.

Sipas tij, kompanitë që nuk kanë mundësi ta paguajnë këstin, duhet të dërgojnë kërkesë elektronike.

“Duke marr parasysh ndaljen e aktivitetit ekonomik dhe diskutimet me kompanitë, çdo kompani që nuk ka mundësi me e pagu këstin, dërgon kërkesë elektronike dhe përgjigja do të jetë pozitive. Për më shumë detaje do të ketë informatë në ëebfaqen e komunës”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ai ka paralajmëruar edhe masa të tjera ekonomike ditëve në vijim në sektorë të ndryshëm.