Ahmeti i kthehet punëve të komunës, në aksion për mbylljen e gropave

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka filluar që të merret me rrugët e kësaj komune.

Ahmeti në një postim në Facebook ka bërë të ditur se ka filluar asfaltimi i një lagje në Breg të Dielliit.

“Sot po asfaltohet rruga Fehmi Lladrovci në Breg të Diellit, pjesë e riparimeve të rrugëve gjithandej nëpër qytet”, ka shkruar Ahmeti.

Ahmeti në zgjedhjet e fundit në Kosovë ka kandiduar për deputet nga radhët e PSD-së, e cila kishe lidhur koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Kryetari i Prishtinës për dy mandate dhe i votuar nga mbi 76 mijë njerëz në vitin 2017, Shpend Ahmeti nuk ka arritur të marrë më shume se 5 mijë e 881 vota. Shpend Ahmeti në këto zgjedhje ka marrë 70 mijë vota më pak 2 vite më vonë.

Ndërsa qeverisja e Ahmetit është kritikuar shumë nga opozita në Prishtinë, pas përqendrimit të veprimtarisë së tij në nivelin qendror të qeverisjes.

Largimi nga Vetëvendosje nuk i’a ka nxjerrë ‘llogaritë’ mirë Shpend Ahmetit, i cili bashkë më disa njerëz të fuqishëm të Vetëvendosjes u larguar për ta rimëkëmbë Partinë Socialdemokrate të Kaqusha Jasharit.

KALLXO.com kishte raprtuar se gropat në rrugë janë bërë një problem serioz për banorët e kryeqytetit dhe pothuajse nuk ka rrugë në Prishtinë që nuk është me gropa.

VIDEO: Rrugët e Prishtinës plot gropa

www.kallxo.com