Shpend Ahmeti, kryetar i komunës së Prishtinës

Ahmeti flet për rastin e ngacmimit seksual në njërën nga shkollat e Prishtinës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka folur mbi rastin e ngacmimit seksual që ka ndodhur në njërën nga shkollat e kryeqytetit para një kohësh e që u bë publik para disa ditëve në media.

Ahmeti ka shkruar se viktima nuk është pjesë e shkollës për të cilën është raportuar në media.

Kryetari Ahmeti ka njoftuar se me rastin është marrë Policia e Komunitetit, qendra për punë Sociale, Këshilli i Prindërve, Këshilli Drejtues i Shkollës si dhe prindërit.

“Shkolla e udhëhequr nga drejtoresha e ka trajtuar me seriozitetin e njëjtë. Janë lajmëruar prindërit, Këshilli drejtues i shkollës, Këshilli i Prindërve, Qendra për Punë Sociale  dhe Policia e Komunitetit.  Fëmijës i është ofruar ndihma psikologjike! Po ashtu edhe nxënësi i shkollës i cili për momentin nuk vijon mësimin punon me prindërit dhe psikologet”, thuhet në postimin e kryetarit Shpend Ahmeti.

Ahmeti ka falënderuar udhëheqësin e shkollës dhe Drejtorinë e Arsimit për reagimin e menjëhershëm mbi rastin.

“Shkolla dhe Drejtoria kanë vepruar profesionalisht dhe shpejtë. Të gjitha veprimet në lidhje më rastin janë ndërmarr brenda tri ditëve prej pranimit të videos.  Pra prej 24-27 Prill! Falënderoj edhe udhëheqësin e Shkollës edhe Drejtorinë e Arsimit ne krye me Shpresa Shala për reagimin e menjëhershëm”, ka shkruar tutje Ahmeti.